75 Mall Live Search
16:13 / E Diele, 27 Mars 2022 / MSH

Banorët e Mariupolit dërgohen në zona të kontrolluara nga rusët

Një banore e Mariupolit ka deklaruar se asaj dhe qindra banorëve të tjerë nuk iu dha “asnjë alternativë tjetër” veçse të largoheshin për në pjesët e kontrolluara nga Rusia ose plotësisht në Rusi.

E pyetur nëse banorët e qytetit janë “evakuuar me forcë” nga forcat pushtuese ruse, Irina thotë për BBC: “Po, do të thosha kështu… Nëse jemi plotësisht të sinqertë, të gjithë ne na morën me forcë”.

Irina thotë se të gjithë nga ana lindore e qytetit u dërguan në Republikën Popullore të Donetsk (DPR), një territor i pushtuar nga Rusia, të cilin Moska e njeh si të pavarur.

Mariupoli është goditur rëndë nga sulmet ruse, me mijëra banorë të detyruar të largohen nga qyteti pasi u ndërprenë furnizimet me ujë dhe energji elektrike.