75 Mall Live Search
20:46 / E Diele, 27 Mars 2022 / C E

Garë e jashtëzakonshme në Formula 1, fituesi përcaktohet në xhirot e fundit

Max Verstappen ka triumfuar në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.

Piloti i Red Bull arriti të marr kreun vetëm në xhirot e fundit, duke lënë mbrapa dy pilotët e Ferrarit.

Charles Leclerc edhe pse ishte i pari gati deri në fund duhet të kënaqet me vendin e dytë derisa Carlos Sainz në vendin e tretë.

Perez është renditur i katërti në këtë garë. Lewis Hamilton nuk arriti më shumë se vendin e 10-të. /IndeksOnline/