75 Mall Live Search
14:28 / E Hënë, 28 Mars 2022 / LB

Rusia, “e shqetësuar” nga deklaratat e Joe Biden

Rusia është e shqetësuar nga komentet e Presidentit amerikan Joe Biden mbi homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se Rusia është e alarmuar nga deklarata e Biden, se “Putin nuk duhet të qëndrojë më në pushtet”, pavarësisht se Shtëpia e Bardhë i hodhi ujë zjarrit duke thënë se thirrja e Biden nuk ishte aspak për ndryshimin e regjimit.

“Se kush e udhëheq Rusinë, nuk është në dorën e Biden për ta vendosur. Deklarata të tilla janë shumë shqetësuese”, tha Peskov në një konferencë për mediat.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë komentet e Joe Biden dhe i mbajmë shënim me kujdes”, shtoi Peskov.