75 Mall Live Search
16:02 / E Hënë, 28 Mars 2022 / B O

Italia e rrëzuar për toke, nesër nën bilbilin e një shqiptari

Shqiptari Enea Jorgji do të drejtojë ndeshjen miqësore Turqi-Itali, e planifikuar për mbrëmjen e nesërme (e martë 29 mars, 20.45) në Konya.

Italia e rrëzuar për toke pas eliminimit të turpshëm nga Maqedonia Veriore do të tentojë këndelljen me disa ndryshime në formacion.

Jorgjin do ta shoqërojnë edhe Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj, teksa gjyqtarë i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Në këtë sezon futbollistik, Jorgji ka arbitruar në një ndeshje të Conference League dhe 3 sfida të Uefa Youth League. Gjithashtu, ai ka vendosur drejtësi edhe në kualifikueset e Conference League./Indeksonline/