75 Mall Live Search
19:53 / E Hënë, 28 Mars 2022 / LB

Giresse: Do të jetë një ndeshje speciale me Zvicrën

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Zvicrës.

Giresse u shpreh se gjithçka ka shkuar në rregull me përgatitjet dhe se janë përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Do të jetë një ndeshje speciale për shumicën e lojtarëve, përgatitjet kanë shkuar si në çdo ndeshje, do të jetë një ndeshje speciale për të gjithë ne dhe Kosovën”, ka thënë Giresse.

“Duke marrë parasysh historinë e Kosovës dhe Zvicrës dhe lidhjet e lojtarëve që kanë luajtur më parë do të  jetë një ndeshje emocionale, mirëpo që e kemi përgatitur si në ndeshjet e tjera, por që jemi përgatitur që ndeshja të mos konsiderohet në aspektin emocional por në atë futbollistik”, shtoi ai.

Ndryshe, Kosova ballafaqohet me Zvicrën, nesër me fillim nga ora 18:00.