75 Mall Live Search
19:25 / E Martë, 29 Mars 2022 / OSH

Zvicra barazon rezultatin kundër Kosovës

Tanimë, është barazuar rezultati në stadiumin “Letzigrund” ku nikoqirët kanë shënuar golin e parë të ndeshjes.

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në ndeshjen kundër Kosovës.

Pas një gabimi të portierit Aro Muric, ku ky i fundit lëshon portën para kohës, Lotomba arrin ta barazojë rezultatin në 1:1 për “Helvetikët” në minutën e 61’ të ndeshjes.

Rezultati momental i ndeshjes është 1:1.