Bllokohen rezervimet, mbrëmja e sotme do të jetë flakë në ‘Shade Premium’

Mbrëmja e sotme pritet të jetë spektakolare në ‘Shade Premium’, në Prishtinë.
Për atmosferën e jashtëzakonshme do të kujdeset krijuesi i hitit, ‘Parfumi’, Sinan Hoxha.
Interesimi i madh për të ndjekur nga afër mega yllin nga Shqipëria ka bërë që të bllokohen të gjitha rezervimet.
Koncertit do t’i bashkohet edhe mbretëresha e muzikes shqiptare, Shkurte Gashi, e cila njihet për vokalin e saj të talentuar.
Në çdo vend ku ajo merr pjesë, salla mbushet me numër të madh adhuruesish të cilët e duan dhe e pëlqejnë muzikën e saj.
Pra bëhuni gati, sepse Sinani e Shkurta janë ata të cilët do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur.
