75 Mall Live Search
14:27 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / LB

Kjo është arsyeja pse u arrestua aktori njohur

Aktori i famshëm, Ezra Miller, është arrestuar në një bar në Hawaii pasi dyshohet se ka pasur një përplasje me disa persona të tjerë.

29-vjeçari u akuzua për sjellje të papërshtatshme.

Siç raportojnë mediat e huaja, aktori është irrituar nga disa njerëz që po këndonin karaoke.

“Miller filloi të bërtiste dhe në një moment i rrëmbeu mikrofonin një vajze 23 vjeçare që këndonte karaoke dhe më vonë reagoi ndaj një 32-vjeçari që luante me shigjeta”.

Aktori pritet të luajë rolin e superheroit në filmin “The Flash” që do të dalë në vitin 2023.  /Indeksonline/