Hiti i vitit! “EX” kap mbi 10 milionë klikime

Bashkëpunimi mes Elvana Gjatës, Bardhit e Dj Gimi-O, është shndërruar në hit.
Vetëm në platformën “Youtube”, për 14 ditë ka arritur të grumbulloi mbi 10 milionë klikime, shkruan Indeksonline.
Këtë e bëri të ditur reperi Bardhi përmes një postimi në Instastory.
“10.000.000 Faleminderit t’gjithve” shkroi ai duke etiketuar kompaninë e suksesshme muzikore, “Sbs musicent”./Indeksonline/
