Botërori 2022, kush janë përfaqësueset që do luajnë në Play Of, shorti hidhet nesër, ja detajet

Rruga drejt Kupës së Botës së Katarit hyn në fazën përfundimtare. Ajo që mbetet për t’u ditur është fati i skuadrave të kualifikuara në Botëror , rivalët e tyre në fazën e grupeve dhe ndeshjet e mundshme që do kenë në kualifikuese.
Vetëm edhe tri skuadra do të sigurojnë biletën për Katar në ndeshjet e Play Of-it.
Fituesi i ndeshjes Ukrainë-Skoci do të luaj ndaj Uellsit. Fituesi i përballjes Zelandë e Re-Costa Rica siguron biletën për Katar. Fituesi i ndeshjes Australi-Emiratet Arabe do të përballet me Perunë për biletën e fundit për Botëror.
Shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022 do të hidhet të premten, më 1 prill në orën 18:00, shkruan Indeksonline.
Në short do të bëhet e ditur përbërja e tetë grupeve me katër skuadra që do të përbëjnë fazën e parë të Botërorit në Katar.
Shorti do të mësojë edhe kundërshtarët e radhës pas fazës së grupeve. Fituesi i grupit A do të përballet me të dytin e grupit B, i dyti i grupit A me fituesin e B dhe kështu me radhë me grupet e tjera që lidhin CD, EF dhe GH./Indeksonline/