75 Mall Live Search
13:34 / E Enjte, 31 Mars 2022 / AR

Shkaku i luftës, anulohet festivali në Rusi

Festivali Park Live i Moskës është anuluar pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Placebo, My Chemical Romance, Slipknot, Biffy Clyro, Iggy Pop, Deftones, Royal Blood dhe The Killers janë tërhequr nga festivali ditën kur nisi pushimi ndaj Ukrainës, transmeton Indeksonline.

Duke konfirmuar pjesëmarrjen vetëm një pjesë e vogël e artistëve, festivali vjetor ndërkombëtar i muzikës nuk do të zhvillohet në qershor dhe korrik.

Ka edhe të tjerë që kanë anuluar shfaqjet në Rusi përfshijnë Green Day, Imagine Dragons, Louis Tomlinson, Yungblud, Franz Ferdinand, Nick Cave & The Bad Seeds dhe Bring Me the Horizon./Indeksonline/