Shkëlqen Interi, merr kreun e Serie A (Video)
Interi ka mposhtur Chievo Veronen me rezultat 5-0 në ndeshjen e xhiros së 15-të të Serie A.
Në pjesën e parë skuadra e Spalletit shënoi dy gola, me Perisic dhe Icardin protagonistë.
Edhe në pjesën e dytë ishte e njëjta lojë me Interin dominant, ku arriti të shënoj edhe dy gola tjerë.
Perisic shënoi dy gola tjerë për ta kompletuar patrikun, ndërsa në listën e realizatorve ishte edhe Skriniar.
Me këtë fitore Interi merr kreun e tabeles me 39 pikë, një më shumë se Napoli. /IndeksOnline/