75 Mall Live Search
10:32 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / A. M.

Mësohet shuma që hajnat grabitën dje në bankën BKT në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja mbi grabitjen e djeshme në bankën BKT në Prishtinë.

Siç bën të ditur Policia, shuma që tre hajnat vodhën dje në BKT, dyshohet të jetë diku rreth 8 mijë euro.

Rasti vazhdon të hetohet nga Policia.

Ndërkaq, grabitja e djeshme u krye nën kërcënimin e armëve.