Bëhet nënë për herë të dytë ish banorja e “Big Brother”

Ajo kishte marrë pjesë në reality-show “Big Brother”
Fjala është për Najada Konomi, e njohur ndryshe me nofken si Noçja e “Big Brother”, shkruan indeks online

Konomi ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo ka ndarë disa fotografi nga shtatzënia dhe dorën e bebushit.
”22.03.2022 Lindi Brendon . Në fillim kishim njëri-tjetrin….Dhe tashmë ne kemi gjithçka….Kemi lumturinë, paqen, gëzimin e gjithë jetës. Kemi gjithçka që kishim kerkuar. Kemi ëndrrën e gjithë jetës mes duarve tona”, ka shkruar Najada krahas fotove.


