75 Mall Live Search
17:01 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

Policia deklarohet për rrahjen e portierit të Ballkanit në Gjilan

Policia e Kosovës po merret me incidentin që ka ndodhur në ndeshjen mes Gjilanit e Ballkanit, ku tifozët gjilanas e kanë sulmuar portierin e Ballkanit.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, është hapur rast dhe me këtë po merren njësitet të cilat janë në vendin e ngjarjes. Nuk e di se a ka të arrestuar, por po punohet në lidhje me rastin”, tha ai.