Ndeshën dy vetura në Gllarevë, krijohen kolona të gjata në të dy anët e rrugës (Video/Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht të gurët në Gllarevë të Klinës.
Dy vetura janë shkatërruar tërësisht si pasojë e ndeshjes mes veti, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e aksidentit janë parë policia e trafikut dhe zjarrfikësit.
Ende nuk ka informacion rreth gjendjes shëndetësore të personave të përfshirë në aksident ndërkohë kolonat e gjata të automjeteve janë krijuar në të dy anët e magjistrales./IndeksOnline/

