75 Mall Live Search
08:58 / E Martë, 05 Prill 2022 / AR

Kurti në Rezallë: Gjenocidi i Serbisë njihet botërisht, drejtësia të veprojë me ngulm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në përvjetorin e 23-të të masakrës në Rezallë.

Ai tha se gjenocidi i Serbisë në Kosovë njihet botërisht andaj duhet që drejtësia të veprojë me ngulm, raporton Indeksonline.

“Sot vendosëm lule të freskëta këtu te lapidari dhe varrezat e këtyrë martirëve të popullit që u pushkatuan mizërisht vetëm pse ishin shqiptar dhe dëshironin të jetonin të lirë në trojet e tyre stërgjyshore.

98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe edhe vetëm 3 që kanë shpëtuar, kjo u ka ndodhur rastësisht.

Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Nuk ka dyshim që gjenocidi i Serbisë njihet botërisht përveç nga ne shqiptarët që e përjetuam, andaj edhe drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare duhet që pavonesë dhe me ngulm të veprojmë në mënyrë që përgjegjësit, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të gjykohen e të dënohen”, tha Kurti./Indeksonline/