Agim Aliu zgjedhet kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, nga sot do të jetë edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës
Aliu e ka konfirmuar lajmin për “Indeksonline”.
“Në Kuvendin Zgjedhor jam zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka thënë shkurt ai.
Kurse, aty është zgjedhur edhe bordi i këtij asociacioni i përbërë nga dy anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy anëtarë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe një nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Emrat e përzgjedhur në bord janë:
Shaqir Totaj -PDK
Bali Muharremaj-AAK
Imri Ahmeti-LDK