Kurti së shpejti nis turne nëpër komunat e Kosovës
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/04/albin-kurti.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së shpejti do të nis turne nëpër komunat e vendit.
Ai tha se tashmë në pranverë varianti Omicron është më i butë, dhe kësisoj i krijon mundësi për takime fizike, raporton Indeksonline.
“Do të filloj një turne nëpër komunat e Kosovës për shkak se tashmë në pranverë varianti Omicron i virusit Covid-19 është shumë i butë dhe do të na krijojë mundësi për takime fizike”, tha ai për Televizionin e Prizrenit.