75 Mall Live Search
15:56 / E Martë, 05 Prill 2022 / A. M.

Kamberi: Votat e marra akoma nuk janë garancë për të fituar një mandat në Parlamentin e Serbisë

Shaip Kamberi vështirë se do ta marr edhe një mandat të deputetit në Parlamentin e Serbisë.

Në një reagim në Facebook, ai ka thënë se zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë.

Qytetarë të nderuar,

“Koalicioni I shqiptarëve të Luginës”  I përbërë nga Partia për Veprim Demokratik bashkë me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik mori  9644 përkundër vështirësive të shumta me të cilat u përball në këtë process zgjedhor.

Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë.

Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar.  Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.

Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar te të Luginës së Preshevës.

Me këtë rast, dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve.

Përulje për të gjithë aktivistët në radhë të parë të Partisë për Veprim Demokratik dhe të partnerëve tanë politik – Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, që nuk kursyen asgjë prej tyre, gjatë kësaj fushate që më mbështeten pa rezervë.

Megjithë votat e marra ato akoma nuk janë garancë për të fituar një mandat.