75 Mall Live Search
00:00 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / AR

David dhe Victoria Beckham nisin pushimet në jahtin luksoz

David dhe Victoria Beckham kanë nisur ditët e pushimit në jahtin e tyre luksoz.

Ky pushim erdhi pasi ata po presin dasmën e Brooklyn që do të organizohet gjatë fundjavës, transmeton Indeksonline.

Ata ishin së bashku me fëmijët e tyre Harper dhe Romeo, në superjahtin e quajtur Seven.

Victoria u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe David kishte pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të bardhë./Indeksonline/