Zhvillimet në FFK, Ceferin do ta vizitoj Kosovën

Ka filluar kuvendi zgjedhor i FFK-së, ku Agim Ademi është kandidati i vetëm për pozitën e kryetarit.
Në këtë kuvend fjalën e ka marrë edhe miku i Ademit, kryetari i FSHF-së, Armand Duka.
Në fjalimin e tij ai ka thënë se shumë shpejtë kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin do ta vizitoj Kosovën.
Duka ka thënë se i pari i UEFA-së do të vij të njoftohet më afër me zhvillimet në Kosovë. /IndeksOnline/