75 Mall Live Search
22:31 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / AR

Agim Veliu për vdekjen e aktivistit të LDK-së: Shpirti i tij i bardhë u prehtë paqe!

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veteranit të arsimit dhe aktivistit të LDK-së në Podujevë, Avdi Jusufi.

Veliu, në një postim në Facebook, ka thënë se Jusufi, përveç në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave, ishte një veprimtar dhe aktivist i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas Veliut, duke kontribuar në të gjitha proceset demokratike, në të mirën e qytetarëve.

“Me pikëllim e dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta e Avdi Jusufit – intelektualit dhe veteranit të arsimit në Llap! Përveç në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave, Avdiu ishte një veprimtar dhe aktivist i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke kontribuar në të gjitha proceset demokratike, në të mirën e qytetarëve! Ngushëllime familjes, miqve, punëtorëve arsimor dhe anëtarësisë së LDK-së! Shpirti i tij i bardhë u prehtë paqe”, ka shkruar Veliu.