“Tranova” e Ardian Bujupit kap milionëshin e parë

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, ditë më parë publikoi këngën ‘Tranova’.
Këtë projekt e realizoi me një klip ne të cilin këngëtari u shfaq tejet atraktiv me stil të veçantë, shkruan Indeksonline.
Kjo këngë po pëlqehet mjaftë nga fansat e tij, ku brenda pak ditëve kapi milionëshin e parë në kanalin ‘Youtube’.
Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni këngën e plotë./Indeksonline/