Rooney tallet me Ronaldon: Të gjithë ta kanë zili, përveç Messit!

Mes Wayne Rooney dhe Cristiano Ronaldos ka lindur një polemikë. Deklarata e Rooney se CR7 duhet të largohet nga Manchester United ka bërë që ky i fundit t’i reagojë.
Ronaldo e ka quajtur Rooneyn si xheloz. Por, ish ylli anglez ka ironizuar me portugezin.
“Unë do të thosha se nuk ka një futbollist në planet që nuk është xheloz për Cristiano Ronaldon. Karriera që ai ka pasur, trofetë që ka fituar, paratë që ka fituar, trupi i tij, janë për xhelozi. Mendoj se të gjithë lojtarët, përveç Lionel Messit janë xhelozë për Cristianon” ka thënë me ironi Ronneyn./Indeksonline/