75 Mall Live Search
22:43 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / OSH

Aksident në Pejë, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Pejë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku si pasojë 4 persona kanë marrë lëndime trupore.

 Njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sonte, rreth orës 21:21 në hyrje të Pejës te Dogana ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë dy vetura. Katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, ka thënë Gashi.

Njësiti i policisë ka dalë në vend ngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./IndeksOnline/