75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 11 Prill 2022 / B O

Chelsea konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen kthyese ndaj Real Madridit

Chelsea do të tentojë të rikthejë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Real Madridit. Por, kjo do të jetë edhe më e vështirë pasi që Romero Lukaku nuk do të udhëtoje fare me skuadrën.

Thomas Tuchel ka konfirmuar se sulmuesi belg po përballet me një lëndim dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

“Callum Hudson-Odoi dhe Ben Chilwell janë jashtë. Lukaku është i lënduar dhe nuk do të jetë me ne, ndërsa Ross Barkley është i sëmurë” ka thënë Tuchel sot për media.

Trajneri gjerman ka dhënë një lajm të mirë për skuadrën.

“Azpilicueta ka rezultuar negativ dhe do të jetë me ne” ka thënë Tuchel.

Chelsea ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë dhe nesër do të tentojë të bëjë “remontadan” në “Santiago Bernabeu:./Indeksonline/