75 Mall Live Search
10:41 / E Hënë, 11 Prill 2022 / B O

Sot përurohet lapidari i veteranit të UÇK-së Sali Gashi

Me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së Sali Gashi, sot me fillim prej orës 11:00 në fshatin e tij të lindjës Sferrkë e Gashit, në praninë e kryetarit të Komunës së Klinës Zenun Elezaj, atij te komunes se Malishevës Ekrem Kastrati,ish anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Fatmir Limaj, familjar ëve të deshmorëve, Shoqatave te veteraneve nga Klina e Malisheva, bashkëluftetarëve, qytetarëve dhe familjarëve, përurohet lapidari në nderim të veprës se ish luftetarit të lirisë Sali Gashi.

Perurimit do ti paraprijnë fjalime të atyre që e njohën vepren e veteranit Gashi dhe për të perjetesuar kujtimin për të, i pranishem do të jetë edhe kantautori Hysni Klinaku i cili për të pranishmit do të këndojë këngën të cilën e ka realizuar në nderim të çlirimtarit Sali Gashi “Këngë për Sali Gashin”

“I ndjeri ishte atdhetar i shquar dhe luftëtar i cili morri pjesë qysh në celulat e para të UÇK-së në komunën e Klines.