“Pse me i marr 100 euro si ata 2% e punëtorëve që kanë paga shumë të larta, si ata që luftojnë për rritje të pagës minimale?”, thotë Demi

Analisti Agron Demi ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjeve e 100 eurove për pakon e cila mbështet qytetarët e Republikës.
Sipas tij, ekzekutivi është dashur të bëjë një ndarje më meritore për disa kategori.
Postimi i plotë:
E pse? Nuk zmbrapsen kërkesat populliste për paga e pensione, duke marr vendime po aq populliste.
Nëse Qeveria ka synim me i ndihmu grupeve të cenuara shoqërore për shkak të çmimeve, përse me i fut të gjithë me një thes? Pse me i marr 100 euro si ata 2% e punëtorëve që kanë paga shumë të larta, si ata që luftojnë për rritje të pagës minimale? Përse me marr subvencionim të njejtë si studentat që banojnë në konvikte, si studentat që shkojnë në ligjerata me Range Rover?…
Përse këto së paku 70 milionë euro që do ju ndahen në prill të gjithëve, nuk shkojnë në projekte zhvillimore që munden me garantu punësim të qëndrueshëm, ose me to me i targetu atë 20% të popullsisë që jeton në varfëri, apo me më pak 1.85 euro në ditë?!