75 Mall Live Search
14:43 / E Martë, 12 Prill 2022 / B O

Rritja e aktivizmit dhe ndikimit të të rinjve në politikë, Instituti “Musine Kokalari” mbanë modulin e parë të gjeneratës së katërt

Rritja e aktivizmit dhe ndikimit të të rinjve në politikë, ishte tema e modulit të parë të gjeneratës së katërt të akademisë rajonale “Progressive Politics in Western Balkans” – PROGWeB në Beograd, ku morrën pjesë Fjolla Muçaj dhe Dardan Bujupi nga Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari, si organizatë partnere nga Kosova.

Qëllimi i PROGWeB është rritja e aktivizmit dhe ndikimit të të rinjve në politikë nëpërmjet ndërtimit dhe ngritjes së kapaciteteve të organizatave të ndryshme dhe bashëpunimit rajonal. Në këtë modul kishte pjesëmarrës edhe nga Shqipëria, Bosnja dhe Herzgovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Gjatë muajve në vijim, pjesëmarrësit do shkruajnë dy ese dhe do të përgatisin 6 projekte me temën “Të rinjtë në politikë”.

PROGWeB mbështetet nga Olof Palme International Center (OPIC) dhe Centre Party International Foundation (CIS), në bashkëpunim me Boris Divkovic Foundation (BDF), Forum of Left Initiative (FLI), Centre of Modern Skills, Progress Institute for Social Democracy (PROGRESS), Liberal Institute Skopje (LIS), Institute for Social Policy “Musine Kokalari” (IPSMK), Qemal Stafa Foundation (QSF).