Fituesi i ‘Oscar’ pranon fajësinë për sulmin seksual

Fituesi i ‘Oscar’, Cuba Gooding Jr, thotë se është fajtor për sulm seksual.
Këtë e deklaroi aktori në një gjykatë të Nju Jorkut të mërkurën, sipas mediave amerikane, transmeton Indeksonline.
Gooding u arrestua në vitin 2019 pasi një grua e akuzoi atë se kishte ushtruar dhunë në një klub nate në Nju Jork.
Aktori 54-vjeçar ka edhe një padi për përdhunim. Një grua pretendon se është sulmuar nga ai në vitin 2013./Indeksonline/