75 Mall Live Search
08:50 / E Enjte, 14 Prill 2022 / AR

Martohet Britney Spears?

Britney Spears ditë më parë ka konfirmuar shtatzëninë.

Por, detaji që po bën “zhurmë” nga dita e djeshme është për jetën private se a është martuar ajo.

Sipas postimit të fundit në Instagram, la të kuptohej se është martuar fshehurazi me Sam Asgharin, transmeton Indeksonline.

Ylli i popit iu referua atij si “burri im”, kur konfirmoi shtatzëninë.

Gjithashtu iu referua si burri i saj edhe mbrëmë me anë të një videoje që publikoi ku shiheshin duke u puthur në një pishinë.

Dje unë dhe bashkëshorti im shkuam për të notuar…. Unë jam si një peshk”, shkroi ajo./Indeksonline/