75 Mall Live Search
17:35 / E Enjte, 14 Prill 2022 / A. M.

T’i bëhet testi për alkool para se të futet në studio, Gashi ironizon me Matoshin!

Fjala “budallicë” drejtuar ministres së arsimit, Arbërie Nagavci, nga publicisti Halil Matoshi, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Analisti, Shkëlzen Gashi ka ironizuar përmes një shkrimi në Facebook.

“Testin për alkool para se me hy në studio. halil matEshi”, ka shkruar ai.

Po ashtu, edhe analisti tjeter,Agron Demi e ka parë si shqetësuese këtë dukur që po ndodhë në disa televizione tona.

“Çka po pritni prej debateve televizive ku ‘analistat’ hyjnë në studio prej kafeve të rakisë?!”, ka shkruar ai. /Indeksonline/