75 Mall Live Search
21:45 / E Enjte, 14 Prill 2022 / OSH

Çeku: Agim Ademi është kryetar legjitim për FFK-në deri në një vendim të dytë

Ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë se Agim Ademi është kryetar legjitim për FFK-në deri në një vendim të dytë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se kanë kërkuar sqarime nga FFK për dyshimet që janë ngritur.

“Ne kemi pasur një komunikim zyrtar me FFK-në. I kemi njoftuar ata për mendimet tona ligjore rreth rregullsisë, ligjshmërisê së shpalljes së zgjedhjeve të brendshme. Kemi kërkuar sqarime nga FFK  për dyshimet që i kemi ngritur. Ne i kemi pranuar përgjigjet e FFK-së dhe jemi duke u përgatitur për pozicionin përfundimtar i cili mbase mund të përfundojë edhe në instancat gjyqësore” tha Hajrullah Çeku.