Dy familje nga Podujeva rrahën fort mes veti, disa përfundojnë në spital e disa në pranga

Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje nga Podujeva ku janë përdor edhe shkopinj druri, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se disa të lënduar janë dërguar për tretman mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Rrahja ka ndodhur të enjten rreth orës 12 e 40 minuta në Podujevë./IndeksOnline/