75 Mall Live Search
16:47 / E Premte, 15 Prill 2022 / MSH

Ukraina thotë se Rusia po përdorë bombardues me rreze të gjata

Për herë të parë që nga pushtimi i saj, ushtria ruse ka përdorur bombardues me rreze të gjata, për të sulmuar Mariupolin.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Një zëdhënës i ministrisë, Oleksandr Motuzyanyk, tha se Rusia tani po përqendronte përpjekjet e saj në kapjen e qyteteve lindore të Ukrainës, Rubizhne dhe Popasna, dhe jugun e Mariupolit, shkruan BBC.

Ai shtoi se betejat në rrugë po vazhdojnë në Mariupol, të cilat forcat ruse nuk kishin arritur ta kapnin plotësisht që nga fillimi i luftës.

Ai tha se luftime aktive po zhvilloheshin edhe rreth fabrikës së çelikut dhe hekurit në Illich, si dhe në zonën e portit.