75 Mall Live Search
10:42 / E Shtunë, 16 Prill 2022 / MSH

E tepron mërgimtari, thyen rëndë rregullat e trafikut në Gjilan

Një shofer ka shkelur rëndë të gjitha rregullat e trafikut.

Ai është hasur duke ndërruar korsinë jo në vendkalimet e caktuara e as në trotuar, por mbi hapësirë të gjelbëruar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lufta e Gjilanit 44” në Gjilan.

Mërgimtari nga Cyrihu si duket nuk e ka pasur fare problem të bëjë një shkelje të tillë në vendlindjen e tij, raporton Indeksonline.

Por, a do të bënte të njëjtën gjë po të ishte në rrugët e Zvicrës?

Më poshtë pamjet: