75 Mall Live Search
20:38 / E Diele, 17 Prill 2022 / MSH

Ermira Topalli e nisi kampionatin me fitore

Ermira Topalli e ka nisur me fitore kampionatin e sivjetmë në automobilizmin kosovar.

Në garën që u zhvillua të dielën në Ferizaj, kampionia nga viti i kaluar ka fituar në një konkurrencë mjaft të fortë dhe shteg jo të përshtatshëm, pasi gjatë gjithë ditës ra shi.

Deri te fitorja, ajo arriti me kohën 02:56.316 minuta (përfshirë të dyja vozitjet).

“Është mirë që gara përfundoi pa asnjë problem, sidomos nëse e marrim parasysh kohën me shi që ishte sot gjatë gjithë ditës. Gara ishte interesante, me rivalitet dhe atraktive për dashamirët e auto sportit, ndërsa unë jam e kënaqur me rezultatin e arritur. Besoj që edhe në garat e ardhshme do të vazhdoj me këtë ritëm”, ka thënë Ermira Topalli, e cila në garë u paraqit me Golf VIII.

Në pozitën e dytë u rendit Arjeta Rysha me BMW me kohën 03.04.499 minuta, ndërsa podiumin e fitueseve e plotësoi Violeta Nazifi me Golf, e cila pati kohë prej 03.16.468 minuta.

Tri garueset fituese ishin të AK Ferizajt. Pozita e dytë në plasmanin ekipor i takoi AMTKK, ndërsa e treta Prishtina RT.

Plasmani i përgjithshëm:

1.Ermira Topalli (Golf – AK Ferizaj) 03.56.316

2. Arjeta Rysha (BMW – AK Ferizaj) 03.04.499

3. Violeta Nazifi (Golf – AK Ferizaj) 03.16.468

Plasmani ekipor:

1.AK Ferizaj 60 pikë

2.AMTKK 27

3.Prishtina RT 10