75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 18 Prill 2022 / B O

Tërheqja e parave të Trustit, flet për herë të parë Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti, duke thënë se kjo nuk e zgjidh problemin e qytetarëve.

Pasi bëri homazhe te busti i heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, shefi i qeverisë tha se edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtarë kanë deklaruar se tërheqja e një përqindje nga Trusti kanë dhënë mendim të njëjtë.

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”.

Partia më e madhe opozitare, PDK-ja, ka iniciuar ndryshimin e ligjit për tërheqjen e një pjese të Trustit.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, propozoi që të tërhiqen 30 për qind nga Trusti.