Krasniqi në konferencë për media pas dështimit të votimit të Komisionit Hetimor

Sot në Kuvendin e Kosovës nuk u votua miratimi i Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Lidhur me këtë do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës. Vendi: Selia Qëndrore e PDK-së, Koha: 15:00”, thuhet në njoftim./Indeksonline/