75 Mall Live Search
21:53 / E Martë, 19 Prill 2022 / OSH

Podujevë: Dyshohet se nëna me të meta psikike mbyti foshnjën 6 muajshe

IndeksOnline raportoi më parë se një foshnje është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 18:00 në fshatin Ballovc të Podujevës.

Ndërkohë, IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se shkaktare e vdekjes së foshnjës 6 muajshe është e dyshuar nëna e saj/tij.

Po ashtu, të njëjtat burime pohuan se gruaja M.Berisha është me të meta psikike, e cila dyshohet se ka mbytur foshnjën e saj.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërsa hetuesit po merren me rastin./IndeksOnline/