75 Mall Live Search
23:39 / E Martë, 19 Prill 2022 / OSH

Tërmet në Itali

Një tërmet me fuqi 4 ballë të shkallës Rihter goditi sot afërsinë e Bolonjës në Itali, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar.

Epiqendra ishte shtatë kilometra nga qyteti Loiana dhe 29 kilometra nga Bolonja, në thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti ka ndodhur në orën 17:49 dhe nuk raportohet për dëme materiale ose viktima eventuale.