75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / OSH

Arrestohet 21 vjeçari, vodhi në market në Prishtinë

Sot, nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për grabitje.

Rasti ka ndodhë me datën 02.04.2022, në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, ku personi i dyshuar nën kërcënimin e armës (sprej) dyshohet të ketë kryer grabitjen.

Puna e hetuesve dhe njësiteve policore të stacionit jugu , ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar :

-K.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pjesë e punës policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar ku është gjetur një sprej si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si provë se personi në fjalë është i përfshirë në rastin fjalë.