Dy vjet nga “shpërthimi” i Don Xhonit, reperi del me shkrim të gjatë

Janë bërë dy vite që reperi kosovar, Don Xhoni, hyri fuqishëm në tregun muzikor duke u bërë njëri nga emrat më të kërkuar nga publiku.
Për këtë fakt, ai është falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë besuar dhe besojnë në punën e tij, shkruan Indeksonline.

Me një shkrim të gjatë ai premtoi që së shpejti do të vijnë edhe shumë befasi nga ai.
“2 vjet si 2 minuta. Shume shpejt, shume sfida, shume pune e shume lojna! Dje u bonen hiç ma pak se 2 vjet prej momentin apo me thane ma sinqert prej bujes t’madhe qe ju bo ksaj industrie t’muzikes. Nga ai moment shume sene kane ndrru n’kete industri, e jom shume i knaqt qe jom pjese e ktij ndryshimi edhe rritjes t’intenzivitetit te frymes t’hiphopit, e kjo padyshim qe u bo veç prej punes tem absolute t’palodhshme bashke me njerzit qe me rrethojne e jone pjese e ekipes tem edhe fal andrres tem shume vjeçare qe e kom pas per muzike.
Nuk kom nevoje me m’vleresu ni individ ose ni media, puna doket, krejt e dijn çka eshte bo per 2 VJET, e dijn qe nuk ka artist shqiptar qe ka arrit prej 0 deri ktu ku jom per kete periudhe 24 mujorshe.
FAKT O Por pa marr parasysh pozicionit edhe suksesit tem momental, une prap s’jom i ngopur n’pune, e di qe kena me shku hala ne nivele tjera, une i besoj punes tem, e me emer te zotit kom me deshmu hala qe kom shume per me jep edhe me arrit, normalisht bashke me juve edhe krejt njerzve qe i kom perreth. Une du me ju falenderu juve prej zemres qe besoni n’punen tem, qe m’keni perkrahe e m’keni vleresu aq shume sa qe m’keni jep vullnet me ardhe deri n’kete moment qe jom tu e shkru kete sen, edhe besomni qe kjo çka keni degju eshte shume pak prej asaj çka kom me ardh e kame dhane tutje…
#Njerëzit e Zgjedhur I juvi, DON XHONI“, shkroi ai në Instastory.

Ai publikoi edhe një moment nga performanca e tij në “Gjoniblack” me të cilën ka thyer rekord./Indeksonline/
