Senatorja amerikane: E mbështesim Kosovën – të ruhet siguria e rajonit

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë se e mbështesin rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në aleancën transatlantike NATO dhe atë të Bashkimit Evropian.
Ajo, në një konferencë për media, pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se e kanë vizituar edhe kampi amerikan Bondsteel.
“Jemi këtu si pjesë e miqësisë që kanë ShBA-ja dhe Kosova sepse i kemi vlerat e përbashkëta. E vlerësojmë përkushtimin e këtij vendit dhe i mirëpresim aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-së”.
“Po ashtu u përkrahim aspiratat për të lëvizur drejtë partneritetit tuaj me Bashkimin Evropian. Ne i ndajmë edhe shqetësimet juaj për vendin dhe rajonin në kohën e tanishme që jemi. Për këtë arsye shkuam në kampin Bondsteel për t’u njoftuar nga afër nga ushtarët amerikanë, është e rëndësishme që të ruhet siguria e vendit dhe rajonit”,ka thënë Shaheen.