75 Mall Live Search
09:48 / E Premte, 22 Prill 2022 / B O

Reagon ambasadori Berishaj për skandalin në Slloveni: Do bëj padi ndaj portalit!

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka reaguar pas raportimeve të medieve mbrëmë se është i përfshirë në një skandal financiar.

Ambasadori ka njoftuar se do ta padisë portalin slloven.

“Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurt në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka thënë Berishaj, transmeton Klankosova.tv.

Ai më tej tha se skandalin e raportuar e mohuan edhe akterët kryesorë politik, kryeministri Janez Jansa dhe Robert Golobi gjatë ballafaqimit të fundit të mbrëmshëm mes tyre.