75 Mall Live Search
10:14 / E Premte, 22 Prill 2022 / k.v

Vizita në Kosovë/ Presidenti i Letonisë pritet me ceremonitë më të larta shtetërore (Foto)

Ka arritur në Kosovë, Presidenti i Republikës së Letonisë, Egils Levits, shkruan IndeksOnline.

Atë e priti me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, homologia e tij Vjosa Osmani- Sadriu.

Pas ceremonisë së pritjes, të dy presidentët po zhvillojnë takim në presidencë ndërsa në fund të takimit Osmani dhe Levits do të mbajnë konferencë për media./IndeksOnline/