Lëndimi i Nora Gjakovës, kaq mijëra euro ia ndanë bordi i KOK-ut

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi ka mbajtur sot mbledhjen e 12-të, në të cilën u biseduan për pika të ndryshme të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje u diskutua për mundësitë e ndryshme të udhëtimit të ekipit tonë për në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, që zhvillohen nga 25 qershori deri më 6 korrik, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, u vendos që komisionet përkatëse të nisin përgatitjet për Ditën dhe Javën Olimpike 2022, si dhe Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Ambientit 2022.
Ndërkaq, vendimi tjetër nga kjo mbledhje ishte përkrahja me 3,000 euro për mbulimin e shpenzimeve të operimit të së artës olimpike, Nora Gjakova.
Në anën tjetër, në këtë mbledhje u vendos që xhudistja Flaka Loxha të dërgohet për rekomandim për shpërblim në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, pas suksesit në Kampionatin Evropian U-23.