75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 22 Prill 2022 / A. M.

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti: Ambasadori Berishaj i ka mohuar akuzat, do ta padisë mediumin slloven!

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë.

Sipas tij, duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër.

“Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka shkruar ai. /Indeksonline/