“Urimi ditëlindjen z. President”, Krasniqi uron Thaçin për ditëlindje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në ditëlindjen e tij.
“Gëzuar ditëlindjen z.President”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi me Thaçin.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot i mbush 54 vjet. Ai ka lindur më 24 prill të vitit 1968 në fshatin Burojë të Skenderajt.